Entertainment

Ermal Mamaqi mesazh për Julin, Ledionin dhe produksionin e BBV

Ermal Mamaqi ka reaguar pasi u përfol se ka çuar një mesazh mbështetës për Heidin. Përmes një videoje në rrjete sociale Ermali thotë se nuk e ka çuar ai mesazhin, dhe pse e mbështet Heidin. Ermali po ashtu ka çuar një mesazh për produksionin e BBV dhe Jul Dedën.

“Unë në majë të Amerikës dhe shoh që paskam shkruar mesazh në Big Brother për Heidin. O zoti i madh! Nuk është e vërtete!

Tani kam një sqarim për të gjithë ata që janë acaruar, sidmos për produksionin. E para atë mesazh nuk e kam shkruar unë. O Ledion po çfarë bëhet kështu. Ma ke numrin o Ledion! Merr në telefon dhe pyet a je ti, a s’je ti. E dyta: kishte gjëra të vërteta te ai mesazh sepse siç e dini unë e mbështes Heidin. Por po ju them që është një pjesë te ai mesazhi që unë nuk e mendoj, që “Heidi bën për të qeshur më shumë se disa nga kolegët humoristë.” Edhe sikur ta mendoj, nuk do ta thosha e sidomos tani që janë në garë e që kanë 4 muaj aty brenda e janë lodhur…

Ndërsa sa i takon Julit. Unë dua ta shoh në finale Julin sepse e meriton është një artist që ka dhënë shumë për publikun, për Bigun. Mua personalisht më ka bërë të qaj dhe këto kohë sepse na ka dhuruar emocione shumë të forta. Por mua më pëlqen Heidi.”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Ermal Mamaqit./doramagazine

  • |

Related Articles

Back to top button